INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna ndryshon sërish 'look' dhe pamja e re na kujtoi pak Kylie Jenner në MET Gala 2019! [FOTO]

Tayna ndryshon sërish 'look' dhe pamja e re na kujtoi pak Kylie Jenner në MET Gala 2019! [FOTO]

Publikuar më: 12:27 16-05-2020

Tashmë të gjithë e dinë se reperja e njohur, Tayna, është një nga personazhet më eksperimentues të ekranit shqiptar. Edhe pse ka pak kohë në skenën shqiptare, Tayna ka arritur që brenda kësaj periudhe të ndryshojë shpeshherë look-un e saj.

Nga brune në bionde e ngjyra të tjera, reperja nuk ka ngurruar aspak të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Por duket se edhe gjatë këtyre ditëve të izolimit, ajo nuk ka qëndruar pa bërë ndonjë ndryshim.

Vetëm një javë më parë, Tayna hoqi dorë nga flokët ngjyrë rozë duke u kthyer në bjonde platin.

Ajo dekolori kokën dhe preu flokët shkurt, mirëpo pamja e re duket se i është mërzitur paksa.

Ndaj, reperja ka gjetur zgjidhjen më të mirë duke vendosur paruke për të ndryshuar përkohësisht look-un e saj.

Reperja shfaqet me flokët e gjatë lejla dhe tregon se i pëlqejnë të luajë me ngjyrat (siç e ka treguar me çdo look të ri).

“E dini që më pëlqejnë flokët e gjatë dhe me ngjyra”- shkruan Tayna krahas postimit ku në fakt duket shumë cool me pamjen e re, ku me thënë të drejtën na kujton pak Kylie Jenner në MET Gal 2019.

taynaa.png

0_The-2019-Met-Gala-Celebrating-Camp-Notes-on-Fashion-Arrivals.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019121170043945