Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa. Tayna u kthye në një sensacion që nga ajo kohë duke sjell projekte të reja vazhdimisht. E si duket reperja nuk di të ndalet!
Së fundmi “Express Rozë” përmes burimeve ka mësuar emrat e dy këngëve të reja të rep-artistës, njëra që do të jetë solo e titulluar “Taka” dhe tjetra në bashkëpunim me reperin Azet “Tequila”.
Që të dyja këngët do të jenë verore dhe ky është bashkëpunimi i dytë me reperin Azet, pasi para pak javësh ajo publikoi “Ti harro”.