Tayna është një nga reperet që në kohë mjaft të shkurtër arriti të “çmendë” tregun muzikor shqiptar.
Së fundmi reperja është vënë shumë në kritikë për stilin e saj, ku fansa dhe personazhe të opinionit publik preferojnë t’i thonë gjëra nga më negativet, por mesa duket ajo nuk ka ndërmend t’i tolerojë më.
Në foton e fundit në “Instagram”, Tayna shfaqet sportive, me streçe, xhup dhe atletet me gomë të trashë, ndërsa bien në sy aksesorët, dorashkat, kapela dhe çanta. Një ndjekëse i komentoi në postimin e fundit në Instagram reperes, duke e pyetur: “Pse s’ke stil?”.
Dhe Tayna vendosi që t’i kthejë një përgjigje:
“Hajde, shko qep ndonjë dallam, vajza e mirë”.
Nëse kërkoni në “Google” do të kuptoni se, reperja e ka fjalën për veshjet popullore, pikërisht jelekët, të punuar me ar.