Tayna publikoi ditën e djeshme projektin e saj më të ri “Pow Pow”, me të cilin “thumboi” reperet e tjera. E duke qenë se ishte si një “dedikim” për reperat e tjera, Tayna u kujdes që tekstin ta shkruante vetë. Kënga po bën “namin” sapo është publikuar, pasi në më pak se një ditë ka arritur mbi 600 mijë klikime, por lidhur me këtë projekt ka reaguar edhe Olti Curri i cili njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta. Ai ka ironizuar tekstin e Taynës me anë të nj postimi në instastory:
“Sa tekst i thellë! Qenke kput n’b*thë” me këtë këngë mi Tatjana, se ato këngët e para dukeshin nice. Para këtij teksti edhe sherri mes Ardi Daullxhiut dhe Ujkut të Cërrikut duket debat akademik...” , shkroi Olti.