Tayna ashtu siç na kishte paralajmëruar edhe kohë më parë ka publikuar në ditën e sotshme këngën e saj të re të titulluar “Caliente”.
Videoklipi me të cilën e kishte shoqëruar ishte mjaft interesant. Në të Tayna ia kishte dalë vërtet të sillte stilin e Ghetto-s, me veshjet karakteristike dhe rrugët e lagjeve, por edhe frymën e plazhit me disa skena të tjera të xhiruara buzë bregdetit.
Kënga ritmike dhe nën tingujt latine ishte shoqëruar edhe me një koreografi të veçantë nga reperja, të cilën e shohim duke ekspozuar talentin e saj edhe në fushën e kërcimit.
Përtej kësaj në këngë duket se Tayna sfidon edhe veten lirikisht, duke repuar në tre gjuhë të ndryshme, spanjisht, gjermanisht dhe shqip.
Një këngë që me plot gojën pritet të jetë një nga hit-et e kësaj vere, mirëpo ne të intv.al vumë re një detaj të çuditshëm në seksionin e komenteve poshtë videoklipit.
Të gjithë ndjekësit dhe fanset shiheshin tek hapnin sondazhe se kush mendonin se është më e mirë: Tayna apo Melinda.
Një fenomen ky që rrënjët i ka te rivaliteti midis dyshes së repereve, për më tepër që kënga e Taynës vjen vetëm pak ditë më pas nga publikimi i këngës së Melindës “Pika Pika”.