Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj.
Në këtë mot të zymtë, Tayna paska dëshirë për të qenë në Bali të Indonezisë. Reperja ka publikuar një foto në të cilën ka shkruar se Bali është vendi ku do donte të ishte tani dhe ka vendosur një emoji duke qarë.
S’ke faj Tayna, të gjithë duam të jemi aty!