Është cilësuar si fenomeni i 2018-ës dhe padyshim Tayna si një prej repereve më të reja në showbiz-in shqiptar nuk mund të mbetet pa u komentuar.
Reperja është mjaft aktive në rrjetet sociale gjithmonë duke ndarë detaje të ndryshme me fansa të shumtë, e kësaj here ka prezantuar personin më të dashur për të, nënën e saj.
Dyshja shihen shumë të ngjashme me njëra tjetrën, gjë që shihet se ka trashëguar shumë nga e ëma.