Tayna është një prej repereve shqiptare më të komentuara të momentit, e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të bëhet pjesë e tregut muzikor shqiptar. Këngët e saj tashmë janë kthyer në hite dhe dëgjohen në çdo club.
Ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, njëherësh projekti i saj i parë, që e bëri të famshme atë për publikun shqiptar. Më pas vijoi me "Shqipe", “FAKE” edhe tani me këngën e saj më të fundit "Doruntina" e cila është kthyer menjëherë në hit.
Por vetëm pak më parë, Tayna ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një video në 'Insta story' dhe duket krejt ndryshe. Tayna është kthyer në bjonde dhe duket shumë seksi edhe me këtë 'look'. I ka lyer apo i ka paruke këtë nuk e dimë, por një gjë është e sigurt duket mjaft mirë./intv.al/