Reperja Tayna padyshim është një nga më të përfolurat e momentit dhe në qendër të shtypit rozë.
Para pak ditësh në internet qarkulluan disa foto të reperes më të dashurin e përfolur të njohur me nofkën “Kech Montana”.
Tayna ka shpërndarë disa shprehje në “InstaStory-n” ku nga aludimet duket se i drejtohet njerëzve, të cilat gjërat nuk mund t’i mbajnë aq të fshehta sa ajo.
Mirëpo në ditën e djeshme, reperja ka shpërndarë një video muzikore në profilin e saj ku në kover duket një vajzë, e cila sheh nga dritarja dhe është e humbur në mendime.
Një ndjekëse i ka komentuar: “Ti je ajo që po vuan në foto...” dhe përgjigja e reperes ka qenë e menjëhershme: “Unë nuk vuj në bus, unë keshi në Benz”, duke treguar se mënyra e saj e të vuajturit është pak më ndryshe se të tjerët.