Pjatat me sushi apo me karkaleca e midhje, nuk i shihni në profilin e Taynës sepse reperja e ka gjetur lumturinë diku tjetër. Ajo ka postuar sot në InstaStory një foto ku tregon se po shijon ushqimin tradicional shqiptar, në tryezën e mbushur plot, që nga sallatat, salcat e ndryshme e deri tek byreku. “Hani sushi ju, unë u ngopa”-shkruan Tayna krah teksa shprehet se ky është sekreti i lumturisë për të. Reperja është shumë aktive në rrjete sociale ku siç shihet nuk kursen as publikimin e momenteve nga përditshmëria. Postimet e Taynës përfshinë që nga momentet e mëngjesit, kur bën palestër, kur ha drekën, kur punon në studion muzikore e deri në pozat para gjumit. Aktualisht fansat po presin një projekt të ri nga reperja, e cila pak kohë më parë zbuloi se po punon për një këngë të quajtur “Johnny”.