INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të afrojmë të rinjtë tek aktiviteti sportiv/ Nisma e bashkisë me 62 palestra

Të afrojmë të rinjtë tek aktiviteti sportiv/ Nisma e bashkisë me 62 palestra

Publikuar më: 16:21 15-05-2018
Nisma e Bashkisë së Tiranës për të hapur 62 palestrat e shkollave, si hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mund të merren me sport pasditeve dhe në fundjavë, po rezulton e suksesshme. Shkolla “1 Maji” hapi dyert për komunitetin e njësive 1 dhe 2, në palestrën e së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje volejbolli me të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana Voley.
 
''Më vjen mirë që po e realizojmë një projekt të tillë në 62 shkollat e qytetit, në të cilat kemi rikonstruktuar palestrat dhe hapësirat sportive, duke ua vënë në dispozicion të gjithë të rinjve që duan të merren me sport'' tha Veliaj. 
 
Sipas kreut të bashkisë , një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë sot është edhe obeziteti, i cili vihet re në moshat e reja.
 
veliaj_palester.jpg
 
“Obeziteti po kthehet në problemin kryesor për fëmijët, të cilët sot ushqehen keq. Kemi një gjeneratë të tërë që po ushqehet me patatina dhe pije me gaz”, tha ai. 
 
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se përmes këtij projekti, Bashkia e Tiranës po nxit të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme, e gjithashtu ju bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat sportive. ‘1 Maji’ është shkolla e tretë në kryeqytet, e cila ka hapur dyert që të rinjtë të shfrytëzojnë terrenet sportive gjatë kohës së lirë me qëllim edukimin dhe masivizimin e sporteve në Tiranë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266