INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ardhurat buxhetore pësojnë një rritje me 6.5%

Të ardhurat buxhetore pësojnë një rritje me 6.5%

Publikuar më: 12:34 18-08-2017
Të ardhurat buxhetore kanë shënuar një rritje me 6.5% më shumë në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ministria e financës deklaron se për këtë periudhë të parë të këtij viti janë arkëtuar rreth 248 milionë lekë nga tatimet, doganat dhe sigurimet. Sipas raportit të ardhurat nga TVSH-ja kanë shënuar një rritje me 5.6% ose e përkthyer në lekë prek shifrat e 78 milionë lekëve. Gjithashtu ky zë ka kaluar vlerën e parashikuar të planit duke sinjalizuar dhe një gjallërim të konsumit. Ndërsa ecurinë më të mirë e kanë pasur tatimet të cilat kanë shënuar një rritje me 6.5%. Pozitive paraqitet situata dhe nga të ardhurat vendore të cilat kanë sjell 12 miliardë lekë në arkën e shtetit. Shenja negative ka dhënë vetëm të ardhurat jo-tatimore të cilat kanë shënuar një rënie me 7.3% si pasojë e rënies së transferimit të tatim fitimit nga Banka e Shqipërisë dhe uljes së arkëtimeve nga dividendi i kompanive shtetërore.
Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209