INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të arratisesh nga smogu, zhurma dhe detyrimet e tua të përditshme në Tiranë? Një fjalë; LIQENI

Të arratisesh nga smogu, zhurma dhe detyrimet e tua të përditshme në Tiranë? Një fjalë; LIQENI

Publikuar më: 15:54 26-04-2018
Java në kryeqytetin tonë të dashur bëhet shumë e lodhshme.
Çdo ditë nxitojmë, vrapojmë për te kapur autobuzat, taxi-të, oraret, deadline-t.
 
Nga gjithë ai vrap, përfundojmë duke pritur të mbyllim ditën e të vrapojmë përsëri për në shtëpi.
 
Vrap, vrap, vrap.
 
Kështu dje, në mes të vrapit kapitalist që jemi të detyruar të bëjmë përditë, në mes të fytyrave të lodhura e të acaruara nga ky vrap, ndalova dhe mendova: Po pse nuk vrapoj njëherë për qejfin tim? Larg smogut, zhurmës dhe njerëzve të tjerë si unë që vrapojnë po për hall.
 
Nisa të gërrmoj për rrobat sportive që nuk e mbaja mend kur i kisha parë për herë të fundit.
Që në momentin që i vesha dhe ndjeva rehatinë që të krijojnë, më kapi një valë pozitiviteti.
 
Vendosa celularin ne airplane mode, bera stretching dhe u nisa nga diga drejt shkollës Wilson. 
Parku i liqenit artificial të Tiranës siç e dimë të gjithë është në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në vitet 50-të.
Në cdo moment të ditës, sidomos tani që koha është ngrohur, pjesa e pyllëzuar dhe diga janë të populluara, madje me raste të mbipopulluara.
 
Kjo ndodh sepse është e vetmja zonë e gjelbërt e afërt cila ofron mundësi relaksuese, argëtuese dhe sportive, është si një mushkëri e Tiranës.
 
Kjo mushkëri sigurisht ka shumë cene, por sot po i adresohemi pozitivisht edhe pse në mënyrë sipërfaqësore; fundja është opsioni ynë i vetëm i arratisjes.
Ndërkohë që vrapoja dhe po shkrythesha nga gjithë streset dhe ankthet që as nuk e dija që i kisha, mora kohën time për të parë vërdallë.
 
Ajo çehrja e negativitetit te njerëzit ishte lëshuar bashkë me vetullat e ngrysura, ishte zëvendësuar nga një pamje e lehtësuar, si e papeshë.
 
Aty midis pemëve, buzë liqenit, afër njerëzve të tjerë të panjohur të cilët kanë ardhur për të njejtin qëllim me ty, duke shijuar flladin e lehtë pranveror, nuk mund të jetë ndryshe. 
 
Në momentin e parë që futesh midis pemëve, qoftë me hap apo me vrap, është si të futesh në një fushë magnetike e cila të tërheq negativitetin dhe të lë ashtu siç je, përballë vetes tënde më të mirë.
Nëse e kaloni këtë fushë dhe akoma e mbani atë negativitetin në xhep, atëhere do ju sugjeroja një psikolog. 
 
Përtej shakave; këto shëtitje apo vrapi, përveçse janë të shëndetshme për trupin janë edhe për mendjen, pasi të gjithë kemi nevojë për shkëputje.
 
Kështu që mos përtoni, po vishni atletet dhe bëjeni edhe ju një xhiro nga liqeni.
 
bc001983-95b4-4176-a8e2-6ece0cff7f8b.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0039300918579102