Arriten të arratisen nga burgu Grek por kanë rënë në pranga të policisë Shqiptare. Mësohet se tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Korçës, pasi janë kapur duke trafikuar 3.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu mësohet se në momentin e ndalimit në automjetin më të cilin ata udhëtonin janë gjetur dhe armë zjarri. Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit Lodovik Kola, 42 vjeç, banues në fshatin Bicaj-Pukë, Enkeledi Myrte, 34 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll, si dhe Shpëtim Hidri, 44 vjeç, banues në fshatin Mal Bardhë-Kurbin.
Policia e Korçës bën me dije se pas bashkëpunimin me autoritetet policore greke, u sigurua informacion në rrugë operative se, dy shtetas shqiptarë konkretisht Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, të cilët vuanin dënimin në Burgun e Menemenit në Greqi, për veprat penale të “Vrasjes” dhe “Trafikimit të Narkotikëve”, ishin arratisur prej këtij Institucioni më datë 17.05.2016 dhe kishte të dhëna, se ndodheshin në Shqipëri.
Arrestimi i tyre, u bë në aksin rrugor Vishocicë-Braçanj, të rrethit Devoll, shtetasit Lodovik Kola dhe Enkeledi Myrte, u kapën në flagrancë, duke lëvizur me automjetin tip “Renault” me targa AA 122 EH, me pronar si edhe drejtues shtetasin Shpëtim Hidri.
Gjatë kontrollit të ushtruar, këtij automjeti, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 2 pako të mbështjella me letër natriban, me një peshë prej 3,3 KG lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
-3 armë zjarri automatike model 56.
-1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me një krëhër me (gjashtë) fishekë.
-242 copë fishekë (model 56) dhe 44 copë fishekë (model 54)
-3 krëhër metalikë bosh, kalibri 7.62 mm.
-Automjeti tip “Renault” me targa AA122EH.
-Një sasi kartëmonedhash prej 800 Euro si edhe 6 aparate celulari.
Këtë sasi të lëndës së dyshuar narkotike, armëve dhe municionit luftarak, të cilat u gjetën të fshehura në automjetin tip “Renault”, këta tre shtetas po i transportonin drejt kufirit të gjelbër, ku dyshohet se do ti trafikonin për në shtetin grek.