INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të banosh në fshat...jeton më gjatë. Mësoni arsyet

Të banosh në fshat...jeton më gjatë. Mësoni arsyet

Publikuar më: 15:37 09-08-2018

Të banosh në fshat ka të mirat e saj. Edhe pse shpesh flitet për vështirësi për jetesën në zonat rurale të dhënat e fundit nga sigurimet shoqërore flasin për të mirat që ka në jetëgjatësi banimi në fshat.
Nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pensionistët e fshatit e gëzojnë pensionin më gjatë se ato të qytetit. Mësohet se gratë pensioniste në fshat e gëzojnë pensionin për 27 vite, ndërsa gratë në qytet e gëzojnë pensionin për 25 vite.
Të njëjtat diferenca mësohet të jenë edhe për burrat. Pensionistët burra në fshat e gëzojnë pensionin për rreth 21 vite, ndërsa ata qytetit më pak se 20 vite.
Diferencat e jetëgjatësisë shpjegohen me kushtet më të mira klimaterike që të ofron jetesa në fshat. Ushqime bio, ujë më i pastër dhe natyrisht më pak ndotje bëjnë që jetesa në fshat të sigurojë një jetë më të gjatë. Ndërkohë vitet e fundit ndotja shihet si shkaktari më i madh i sëmundshmërisë në vend, sipas studimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por ndërkohë që flitet për një jetëgjatësi më të madhe në fshat një tjetër fenomen është vënë re gjatë viteve të fundit. Që prej vitit 2014 koha e gëzimit të pensionit është rritur dukshëm për të dyja gjinitë si në fshat dhe në qytet.

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891