INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të bësh apo të mos bësh seks në takimin e parë?

Të bësh apo të mos bësh seks në takimin e parë?

Publikuar më: 11:49 23-01-2017

Seksi është diçka e komplikuar...

 Mund të jetë diçka tek e cila përfshheni kur jeni të dashuruar me dikë apo ndihemi të vetmuar. Është një mënyrë për të mbushur boshllëkun ose për të hequr stresin. Ndonjëherë lidhet ngushtë me ndienja të forta, herë të tjera është thjesht për të plotësuar dëshirat e momentit. Me kalimin e kohës bisedat që më parë i bënit në formë tabuje më miqtë, kthehen në diskutime serioze.

Megjithatë, shpesh lind pyetja, duhet të kryhesh marrëdhënie që në takimin e parë? Për këtë nuk ka një formulë të caktuar, por bazuar në eksperiencat e njerëzve dhe çfarë mund të themi ne, është se në kohët e sotme jetojmë një kulturë ku mund të flemë me dikë edhe pa pasur një lidhje dhe kjo është mëse e zakonshme. Megjithatë, nëse kërkoni të keni një lidhje të fortë me dikë, iu këshillojmë të prisni. Ndonjëherë duhet të lejosh lidhjen të zhvillohet për të bërë atë hap. Njihuni më mirë me njëri-tjetrin. Shkëmbeni informacion, mësoni të kuptoheni, jepni mendimin tuaj.

Përpiquni të kuptoni nëse ia vlen një lidhje me këtë person dhe ndoshta në takimin e tretë apo të katërt apo kur të ndiheni të sigurt, hidhuni në krevat. Kështu është e sigurt se do e shijoni më shumë dhe do ndiheni më mirë. Nëse e lini seksin në vend të dytë, personi tjetër do të mundohet të lidhet në një formë më domethënëse me ju. Ajo çfarë është më e rëndësishme në fund të ditës, është që seksi të ketë një kuptim nga të dyja palët.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107