INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të bësh biznes në Shqipëri mision ende i vështirë[VIDEO]

Publikuar më: 15:10 27-09-2017

Nga viti në vit vendi ynë po pëson përmirësime në raport me shtete të tjera në lidhje me kushtet për të bërë biznes, por sërisht është shumë larg më të mirëve. Edhe këtë vit Forumi Ekonomik Global ka publikuar raportin global 2017-2018, ku Shqipëria është renditur në vendin e 75 nga 137 shtete, me një përmirësim prej 5 vendesh në krahasim me 2016.
Po faktorët dy faktorët kryesorë, që nuk na lejojnë të ecim me rritme më të shpejta e më problematikë për të bërë biznes, janë taksat e larta e korrupsioni. Këto dy çështje sipas bizneseve vendase bëjnë, që shumë ti mbyllin ato apo të kenë fitime fare të ulta.
Më pas renditen burokracitë në administartë, forca e papërshtatshme e punës, inflacioni, mungesa e korrektesës tek punonjësit. Ndyshe nga një vit më parë që pengesa kryesore ishte korrupsioni e më pas taksat këtë vit ato kanë ndryshuar vendet.
Edhe në vende të tjera të rajonit, si Serbia që ka taksa të krahasueshme me ne, shqetësimi kryesor janë taksat, ndërsa në Mal të Zi është aksesi në financë, ndërsa taksat jashtë shqetësimi i shtatë. Ndërkaq në Bosnjë, shqetësimi kryesor është ineficienca dhe burokracia e qeverisë, pasi ky shtet ende vuan pasojat e ndarjes etnike dhe institucionale.
Shteti më konkurrues në botë mbetet Zvicra, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Holanda, Gjermania, Hong Kongu, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221