INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ''besuarit'' e PS-së, ja cilët rikandidon Rama për bashkitë e vendit [EMRAT]

Të ''besuarit'' e PS-së, ja cilët rikandidon Rama për bashkitë e vendit [EMRAT]

Publikuar më: 10:36 07-05-2019

Edhe pse situata politike në Shqipëri është e tensionuar, Partia Socialiste vazhdon me procesin e saj të përzgjedhjes së kandidatëve të bashkive.

Deri tani ky proces ka përfunduar në 30 bashki, ndërsa pritet që deri në fund të javës të mbyllet në të gjithë vendin.

Në listën e kandidatëve për kryetarë bashkie, ka dhe nga ata që rikandidojnë, që është e dukshme se kanë fituar besimin e Ramës ose janë vlerësuar se kanë punuar mirë.

Emrat e të rikandiduarve janë, Erion Veliaj në Tiranë, Armando Subashi në Fier, Dritan Leli në Vlorë, Kastriot Gurra në Librazhd, Arif Tafani në Belsh dhe Nuri Belba në Përrenjas.

Ndërkohë për një mandat të dytë janë rikonfirmuar edhe Fredi Kokoneshi në Divjakë dhe Majlinda Bufi në Roskovec. Edhe në Korçë, Sotiraq Filos rikandidon për një tjetër mandat.

Gjithashtu rikonfirmohen edhe Tonin Marinaj në Malësi të Madhe dhe Gjon Gjoni në Pukë. Në Bashkinë e Himarës është rikonfirmuar Jorgo Goro, ndërsa në Tepelenë do rikandidojë sërish Tërmet Peçi.

Partia Socialiste deri në fund të kësaj jave do të përcaktojë 61 kandidatët e saj për kryetar bashkie. Në datën 10 maj PS do të mbledhë asamblenë kombëtare për të miratuar edhe aty listën e plotë të kandidatëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445