INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të burgosurit në Drenovë në grevë, me shpresën tek Reforma në Drejtësi

Të burgosurit në Drenovë në grevë, me shpresën tek Reforma në Drejtësi

Publikuar më: 14:49 24-06-2016

Të burgosurit në burgun e Drenovës kanë nisur një grevë më të rrallën në llojin e vetë. Ata nuk protestojnë për kushtet burgje, por për përshpejtimin e reformës në drejtësi.
E për këtë kanë dhe një argument, pasi besojnë se shumë nga ta janë dënuar pa të drejtë e të tjerë janë jashtë qelive, se paguajnë rryshfet. Sipas TCH, ata kanë paraqitur dhe një seri kërkesash që kanë të bëjnë me çështje ligjore, ndryshime ligjore dhe sqarim të konflikteve ligjore.
Gjithashtu ata kërkojnë zbutjen e dispozitave që mundësojnë dhënien e lirisë me kusht, futjen e amnistisë në Kushtetutë dhe zgjidhjen e vakumit ligjor për armëmbajtjen pa leje.
Burime nga burgu bënë me dije se greva e të burgosurve vjen kryesisht nga ata të cilët kanë ende më pak se dy vjet për të vuajtur para se të mund t’i rikthehen lirisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775