INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Të dallohet e vërteta nga akuza...'', Genc Ruli një orë në Prokurori për çështjen ''CEZ''

''Të dallohet e vërteta nga akuza...'', Genc Ruli një orë në Prokurori për çështjen ''CEZ''

Publikuar më: 18:19 08-02-2018

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, mbrëmjen e së mërkurës është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, për aferën e CEZ.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ish-ministri demokrat mbërriti në organin e akuzës rreth orës 18.30, dhe ka qëndruar para grupit të hetimit për afro një orë.

I kontaktuar nga “News 24”, lidhur me këtë çështje Genci Ruli shpjegoi:

“Ishte një sqarim i bazuar në prova reale e të dokumentuara që unë i dhashë Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton përsëri çështjen CEZ, për çka lidhet me të ashtuquajtura prova të reja, të paraqitura nga Komisioni Hetimor Parlamentar “Balla”. Shpresoj që dëshmia ime ta ketë ndihmuar hetimin e prokurorisë për të dalluar të vërtetën e dokumentuar nga akuzat qesharake që prodhon kuzhina politike shqiptare”.

Dosja CEZ u pushua nga prokuroria e Tiranës pas afro 2 vitesh hetim.

Pak javë më parë, gjykata vendosi ta shfuqizojë vendimin e organit të akuzës dhe ta kthejë sërish çështjen për hetim.

Pas marrjes së dëshmisë së Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Berisha, prokurorët kërkuan për sqarime edhe ish-ministrin Ruli, emri i të cilit u përmend nga dëshmitari Romeo Kara.

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814