INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dashuruar pas birrës, studimi: Përse nuk duhet ta refuzoni....

Të dashuruar pas birrës, studimi: Përse nuk duhet ta refuzoni....

Publikuar më: 10:19 06-08-2018

Është verë dhe të gjithë duan të freskohen dhe një nga pijet që rrëmben pothuajse çdokënd është birra.

Duhet thënë është një nga pijet alkolike më të pëlqyera në të gjithë botën. 

Por një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që e dashurojnë këtë pije sepse sjell edhe shumë përfitime shëndetësore.Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se birra jo vetëm ju shuan etjen, por ajo përmban elementë ushqyes të cilët reduktojnë sëmundjet e zemrës, por gjithashtu i bëjnë mirë edhe trurit.

Kërkuesit shprehen se birra është më shumë e pasur me proteina dhe vitamin B sesa vera e cila konsiderohet si pija më e shëndetshme.

Birra po ashtu  është më shumë e pasur me antioksidantë dhe për më tepër redukton sëmundjet kardiovaskuloare.'Përmbajtja antioksiduese e birrës është e barabartë me atë të verës, por antioksidantë të veçantë janë të ndryshëm sepse elbi përdorur në prodhimin e birrës përmban flavonoide të ndryshme nga ato të rrushit të përdorur në prodhimin e verës', shpjegon studimi amerikan.

Mjekët, nënvizon më tej studimi duhet të jenë të vetëdijshëm për provat në rritje që mbështesin përfitimet ushqyese dhe shëndetësore të konsumit të moderuar të alkoolit, si pjesë e një jetese të shëndetshme.

Dietologë të ndryshëm shprehen se  Birra përmban minerale të tilla si kalcium, hekur, magnez, fosfor, natrium, zink, bakërsi dhe  përfshin një gamë të gjerë  polifenolesh të tilla si flavonoidet dhe acidi fenolik që kontribuojnë në trupin tonë duke e bërë më të fortë ndaj sëmundjeve.

Por edhe pse birra ju  sjell  plot përfitime shëndetësore  duke ia kaluar edhe verës kini gjithmonë kujdes konsumojeni në mënyrë të moderuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605