INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dashuruar pas leximit? Njihuni me libraritë më të veçanta në botë [FOTO]

Të dashuruar pas leximit? Njihuni me libraritë më të veçanta në botë [FOTO]

Publikuar më: 09:59 29-07-2019

Thuhet se nëse ke dëshirë të lexosh nuk ka rëndësi vendi mjafton të gjesh një cep për t’u futur në botën e fjalëve.

Por në disa vende të botës të lexuarit dhe librit i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë e madje duke krijuar libraritë më unike në botë, ku radhitja e librave është një art më vete.

1 Libraria mes ujit në Venezia. Gjendet pak hapa larg Sheshit Shën Marku dhe është një vend magjik ku duket se koha ka ndaluar. Librat janë të vendosur në çdo cep madje edhe brenda gondolave.

venezia.PNG

2 Libraria në Buenos Aires, cilësohet një parajsë për lexuesit. Dikur ka qënë një teatër dhe sot ka ruajtur origjinalitetin, cdo gjë është aty skena, karriget, afresket, kuintat.

2_buoneso_ariers.PNG

3 Libraria Atlantis, Santorini

Imagjinoni të lexoni një libër në një library ku jeni përballë diellit dhe një pamje fantasike nga deti. Nuk është një ëndërr, kështu është libraria në ishullin grek. Është një ndalesë unike për të gjithë ata që vizitojnë ishullin dhe duan të lexojnë një libër.

3_santorini.PNG

4 E dini që ekziston një qytet i librave? Quhet Hay-on-Wye gjendet në Ëells Britani. Është një qytezë me rreth 1800 banorë dhe 40 librari. Është shumë e lehtë kudo të marrësh një të tillë. Për ti marrë mjafton të futësh një monedhë në makinetën që ndodhet aty.

4gallez.PNG

5 Libraria në Lisbonë është një art më vete në stilin e rrugës. Njihet ndryshe si Ler Devagar. Interesante është biçikleta që varet nga tavani dhe makineritë e mëdha të shtypit të vendosura në kafene.

 5lisbone.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221