Të paktën 10 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, për shkak të shkeljeve që kanë bërë në rrugë.
Policia rrugore bën me dije se nëntë prej tyre janë arrestuar për shkak të drejtimit në gjendje të dehur të makinës, ndërsa njëri lëvizte pa leje drejtimi.
Po ashtu, janë tërhequr 71 leje drejtimi, 38 për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, 26 leje drejtimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe 7 për shkelje të tjera.
Po ashtu policia bën me dije se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk përdorin fare rripin e sigurimit, apo merren me celular gjatë drejtimit të makinës.
Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative.