Policia Rrugore vijon aksionin për të parandaluar drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe tej normave të lejuara të shpejtësisë.
Mbrëmjen e të shtunës disa persona përfunduan në prangat e policisë dhe të tjerëve iu pezullua leja e drejtimit, pasi kishin konsumuar alkool tej normave të lejuara.
Në faqen zyrtare në Facebook njoftohet se 27-vjeçari D.H. dhe 36-vjeçari K.D. janë shoqëruar nga policia pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur, konkretisht 0.53 mg/l dhe 0.81 mg/l.
Policia Rrugore përsëriti edhe njëherë thirrjen për personat që frekuentojnë jetën e natës, që të përdorin transportin publik në fundjava, për të shmangur drejtimin e mjetit të gjendje të dehur dhe rrezikun e aksidenteve të mundshme.
Postimi në FB i Policisë Rrugore
Fundjava shijohet edhe duke perdorur mjetet e transportit publik, se ne rast se do konsumosh alkool dhe do drejtosh mjetin nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur, destinacioni eshte ne ?????????.