INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dekurajuar apo dembelë? 36,6 % e të rinjve të papunë

Të dekurajuar apo dembelë? 36,6 % e të rinjve të papunë

Publikuar më: 08:40 10-05-2019

Të rinjtë përbëjnë pjesën më dërmuese të të papunëve në Shqipëri. Të demotivuar nga pagat apo dhe rendja drejt emigrimit duket se i mban të rinjtë jashtë tregut të punës. 

Sipas INSTAT, në vitin 2018, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, përbëjnë 28,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,6 % e të rinjve janë të papunë.

Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar,11,7 %, duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare 22,0 %, ose për arsye të tjera 29,6 %.

Edhe pjesa e popullsisë e aftë për punë që është jashtë tregut është e lartë në vendin tonë.
Sipas të dhënave, më shumë se 31 popullsisë në moshë pune, të moshës 15-64 vjeç nuk ishte ekonomikisht aktive gjatë vitit 2018. Më të dekurajuar janë meshkujt.

Ndër popullsinë e grave të moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive 30,8 % e tyre janë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ndërsa tek burrat e kësaj kategorie kjo përqindje është 1,6 %.

Sipas INSTAT, struktura e popullsisë jashtë forcave të punës është e dominuar nga nxënësit/studentët, 38,7 %. Në këtë grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme është 8,7 %.

Sipas të dhënave të fundit krahasuese Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon dhe Europë.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324