INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dënuarit e burgut të Drenovës hyjnë në grevë urie. Ja pse…

Të dënuarit e burgut të Drenovës hyjnë në grevë urie. Ja pse…

Publikuar më: 09:08 14-06-2016

20 të dënuar të burgut të Drenovës në Korçë kanë hyrë në grevë urie, pasi nuk janë pajtuar me vendimet e gjykatave. Ata kërkojnë rigjykim për veprat e tyre penale. Kryesisht ata janë dënuar për armëmbajtje pa leje dhe sipas “Gazetës Shqiptare” 20 të burgosurit rigjykimin e kërkojnë bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pasi kjo e fundit e shpalli antikushtetuese ashpërsimin e dënimit për armëmbajtje pa leje.
Ata shprehen të revoltuar pasi kanë bërë kërkesë për rigjykim në mënyrë që të përfitojnë ulje të dënimit, por kërkesa e tyre nuk ka marrë përgjigje e shtojnë se mbahet peng nga Gjykata e Lartë.
“Prej kohësh kemi qëndruar në pritje për t’u rigjykuar, por kjo ende nuk po ndodh. Kërkesën tonë ia kemi paraqitur drejtorit të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, por ende nuk kemi marrë një përgjigje konkrete. Jemi të tensionuar dhe të rënduar nga ana psikologjike, ndaj bëjmë apel për drejtësi, pasi mbi të gjitha jemi njerëz, pavarësisht gabimeve që kemi bërë në jetë”, thonë të dënuarit.
Sipas tyre, hyrja në grevë ishte e vetmja mundësi që të dëgjohet zëri i tyre. Mësohet se drejtuesit e burgut të Drenovës u kanë kërkuar të dënuarve që të dalin nga greva për të mos rënduar situatën shëndetësore, por këta të fundit nuk kanë pranuar, por janë të vendosur që të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre.
20 të dënuarit kërkojnë gjithashtu edhe ndihmën e Avokatit të Popullit në mënyrë që të respektohen të drejtat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262