Asgjë nuk shkon siç duhet për Fifth Harmony.
Grupi më popullor i vajzave po përjeton një dramë të vërtetë, ku fillimisht Normani u largua nga Twitter dhe Camila përjetoi kriza paniku. Si të mos mjaftonte kjo, tani Lauren është “thyer” në mes të një koncerti. Ndërkohë që Fifth Harmony po performonte baladën “No Way”, Lauren Jauregui nuk u përmbajt dot dhe u ul në gjunjë duke qarë. Diçka e tillë ndodhi në mes të skenës dhe i shqetësoi të gjithë fansat. Nuk e dimë se çfarë po ndodh me vajzat, por ndoshta do t’u duhej pak pushim, para se të ndodhë diçka vërtet serioze.