INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të destinuar për njëri-tjetrin! Elgit Doda rrëfen romancën me Klea Hutën: ‘’Ja si e bëra për vete…’’

Të destinuar për njëri-tjetrin! Elgit Doda rrëfen romancën me Klea Hutën: ‘’Ja si e bëra për vete…’’

Publikuar më: 20:08 20-02-2019

U desh pak kohë, gati 1 vit derisa sa Klea Huta dhe Elgit Doda të konfirmonin se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin, ndërsa tani çifti mbush plot 2 vite në krahët e njëri-tjetrit.

Pasditen e sotme, dyshja ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Ata rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka lindur gjatë bashkëpunimit për këngën e Kleas dhe “Alar Band”, “Amla”.

Ndërkohë Elgiti ka shpërndarë disa momente se si e bëri për vete Klean:

Në fakt, unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe, unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën… Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, – tregoi Elgiti dhe që aty, në kokën e tij kishin nisur “skenat” se si do ta bënte për vete Klean. I bëri telefon Kleas, e ftoi në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj: “Duke punuar këngën, duke u njohur..”

Duket si e destinuar për çiftin që të ishin në krahët e njëri-tjetrit.Ndërkohë, të pyetur nga moderatorja nëse kanë në plan të bëhen me fëmijë së shpejti, çifti tha që aktualisht janë shumë të zënë me profesionet e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019359588623047