INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhëna të reja nga autopsia e Aida Çajka, që vdiq me foshnjën në bark

Të dhëna të reja nga autopsia e Aida Çajka, që vdiq me foshnjën në bark

Publikuar më: 08:21 19-09-2016

Edhe pse Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk e ka përfunduar hetimin e plotë për vdekjen e dyfishtë në maternitetin “Koço Gliozheni” nëndrejtorit, Admir Sinamatit, sqaron se kjo çështje ka një ndjeshmëri të madhe dhe punohet që koha e përfundimit të të gjitha analizave të jetë më e shkurtër. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, ai tha se ka përfunduar autopsia, por jo analizat toksikologjike.
I pyetur në lidhje me çarjen e shpretkës, si diagnoza e përcaktuar e cila i ka shkaktuar vdekjen 35-vjeçares Aida Çajka dhe foshnjës 9-muajshe që kishte në bark, Sinamati thotë se kjo është një gjë e mundur gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve hormonale që pësojnë femrat, por edhe nga goditjet e fëmijëve.
“Foshnja ishte e madhe, pasi peshonte 4.8 kg. Dëmtimi mund të ketë ardhur edhe nga goditjet e fëmijës. Është një gjë që nuk përjashtohet”, theksoi nëndrejtori i mjekësisë ligjore, Admir Sinamati.

Article Logic
Execution time: 0.0025389194488525