INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhëna të reja për vrasjet në Elbasan! Në shënjestër mendohet të ketë qënë Florenc Çapja.

Të dhëna të reja për vrasjet në Elbasan! Në shënjestër mendohet të ketë qënë Florenc Çapja.

Publikuar më: 11:11 04-02-2016

Një nga të plagosurit në atentatin e të mërkurës në Elbasan, Florenc Çapja, katër vite më parë ka qënë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit, Gentian Beqiri dhe babain e tij.
Ky person dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të së mërkurës.
Gentian Beqiri 4 vjet më parë ndodhej në arrest shtëpie dhe ruhej me punonjës policie, kur u vra, së bashku me babain e tij 78 vjeçar.
Florenc Çapja u akuzua për vrasjen e dyfishtë, por prokuroria nuk arriti ta bindë gjykatën për pretendimet e saj.
Ndërsa Gentian Beqiri, ishte i akuzuar më parë për vrasjen e Sokol Çapjes i ekzekutuar në Elbasan me 30 plumba, në vitin 2005.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705