INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të dhënat e FBI jashtë kontrollit. Cënohet privatësia e amerikanëve [VIDEO]

Publikuar më: 16:28 27-03-2017

Baza e të dhënave për identifikimin e të dyshuarve për krime nëpërmjet fytyrës e përdorur nga FBI është jashtë kontrollit. Sipas deputetëve amerikanë baza e të dhënave përmban përafërisht gjysmën e fotove të amerikanëve në moshë madhore pa djeninë dhe pëlqimin e tyre, dhe algoritmi për identifikimin në gati 15% të rasteve është i gabuar. Për më tepër kjo teknologji ka shumë gjasa që të identifikoje gabimisht njerëzit . FBI është marrë në pyetje, nga deputetë republikanë dhe demokratë, lidhur me softwar-in e krijuar për njohjen e fytyrës që përdoret për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm. Ata besojnë se ky database privon amerikanët nga privatesia, frymëzon paragjykim racial, dhe çon në arrestimin e njerëzve të pafajshëm. Këto janë vetëm disa nga faktet që kongresmenët paraqitën në seancë ku politikanët dhe aktivistët për mbrojtjen e intimitetit kritikuan FBI dhe bënë thirrje për rregullimin e teknologjisë për njohje e fytyrës. Sipas tyre teknologjia e njohjes së fytyrës është e rëndësishme për zbatimin e ligjit pasi mund të përdoret për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur transaksionet financiare dhe për të parandaluar mashtrimin apo vjedhjen e identitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824