INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhënat e fundit për papunësinë, ja qarku me më të papunë

Të dhënat e fundit për papunësinë, ja qarku me më të papunë

Publikuar më: 13:51 03-05-2019

Edhe gjatë vitit 2018 papunësia ka qenë e lartë në Shqipëri. Sipas të dhënave që ka publikuar sot INSTAT, gjatë 2018 numri i të papunëve në Shqipëri ishte 173.207 persona, me një ulje të papërfillshme prej vetëm 1.4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017.

Papunësia sipas shifrave është më e lartë në radhët e burrave. Sipas INSTAT papunësia për burrat është 12.7 % dhe për gratë është 11.9 %. Në radhët e të rinjve, edhe pse krahasuar më një vit më parë ka disi përmirësime sërish papunësia tek ta është e lartë. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 28.3 %. Krahasur me një vit më parë punësimi i të rrinjve është rritur me 3.6 pikë përqindje.

Ndërkohë, sipas nivelit të arsimimit gjatë vitit 2018 vihet re një tregues interesant. Gjatë vitit të shkuar, sipas analizës, punësimi është rritur tek personat me arsimim të ulët. Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin 2017, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 2.4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të mesëm me 1.2 pikë përqindje. Kurse për personat me arsim të lartë, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0.3 pikë përqindje.
Sipas Qarqeve, për të dytin vit radhazi Vlora vijon të këtë numrin më të lartë të të papunëve, me 21.9 %, i ndjekur nga qarku i Lezhës me 19.2 %. Dibra dhe Korça kanë shkallën më të ulët të të papunëve, me 5.9 për qind.

Papunësia sipas qarqeve

1. Vlora, 21.4 %
2. Lezha, 19.2 %
3. Tirana, 16.0 %
4. Durrësi, 13.8 %
5. Shkodra, 11.9 %
6. Fieri, 9.1%
7. Gjirokastra, 8.7%
8. Berati, 8.3 %
9. Kukësi, 7.5%
10. Elbasani, 6.6 %
11. Korça, 5.9 %
12. Dibra, 5.9 %

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771