INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhënat e fundit të punësimit tregojnë se sa pak ofron shteti

Të dhënat e fundit të punësimit tregojnë se sa pak ofron shteti

Publikuar më: 08:26 24-05-2019

6 nga 10 të punësuar e sigurojnë vetë punën në Shqipëri! Ndaj mund të themi se shteti ofron shumë pak hapësira. Ky grup ose është i vetëpunësuar ose punon në bizneset e familjet. Vetëpunësimi është tregues i një ekonomie pak konkurruese, me produktivitet dhe vlerë të shtuar të ulët.
Sipas të dhënave nga Eurostat, norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare përbën afro 56% të të punësuarve në Shqipëri. Kjo është norma më e lartë në rajon dhe në BE, ku përqindja e të vetëpunësuarve në Shqipëri është mbi 20 pikë përqindje më e lartë.
Në vendet e Bashkimit Europian, norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6%, thënë ndryshe 1 në 7 të punësuar. Ndërsa pjesa më e madhe e forcës punëtor 85.3% është e punësuar me pagë në administratë apo në biznese private.
Në analizën që ka bërë Eurostat theksohet se trendet e vetëpunësimit në vendet e Bashkimit Europian kanë qenë në rënie gjatë periudhave me rritje ekonomike dhe kanë qenë në rritje në kushtet e vështira ekonomike.
Pas Shqipërisë, e cila përllogarit më shumë se gjysmën e të punësuarve si të vetëpunësuar, renditet Turqia. Sipas publikimit të Eurostat, 1 në 3 të punësuar në Turqi është i vetëpunësuar ose punon për familjen. Kurse në Kosovë dhe në Serbi 1 e 4 e të punësuarve janë të vetëpunësuar dhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi, vetëm 1 nga 5 të punësuar është të vetëpunësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334