INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhënat e para për sezonin turistik: Shqiptarët “bojkotojnë” atdheun!

Të dhënat e para për sezonin turistik: Shqiptarët “bojkotojnë” atdheun!

Publikuar më: 10:15 01-08-2016

Imazhi i mirë që ka bërë Shqipëria këtë vit duket se po përkthehet edhe në numër të lartë vizitorësh të huaj në vendin tonë. Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit ka bërë të ditura të dhënat për hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të muajit korrik.

Gjatë muajit që lamë pas, në pikat kufitare kanë hyrë rreth 857044 shtetas të huaj dhe kanë dalë 830674 të tillë. Diferenca pozitive në shifra është një tregues i mirë për turizmin në vend, por diçka nuk shkon. Shifrat nuk janë po kaq të kënaqshme kur bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë. Nga të dhënat shihet qartë tendenca e tyre për ti bërë pushimet jashtë Shqipërisë. Gjatë muajit korrik në atdhe janë rikthyer rreth 477648 persona ndërkohe që nga kufijtë kanë dalë 446361 shtetas shqiptarë. 

Duket sikur vendasit kanë “bojkotuar” atdheun e tyre duke preferuar destinacione të vendeve fqinjë, kjo për shkak të cilësisë së shërbimi që ofrohet në zonat tona turistike. Kjo padyshim lidhet edhe me çmimet “stratosferike” që hasin gjatë këtyre muajve.

Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867