INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dhënat paraprake të zgjedhjeve deri në numërimin e 30% të kutive

Të dhënat paraprake të zgjedhjeve deri në numërimin e 30% të kutive

Publikuar më: 08:35 26-06-2017

Partia Socialiste është pranë një fitoreje të paktën deri më tani, që janë numëruar 30% e votive. Teksa janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje. Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas. Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se ndarjen e mandateve është kështu:

PS - 76 mandate
PD - 41 mandate
LSI - 20 mandate
PDIU - 2 mandate
PSD - 1 mandat

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498