Publikohet raporti i “Barometri i Ballkanit” i vitit 2019. Shqiptarët janë më të pakënaqurit më cilësinë e jetës. Gati 1 në 3 qytetarë shqiptarë shprehin mërzi në lidhje me financat familjare. Për këtë çështje Shqipëria është jo vetëm e para në rajon, por rezulton të ketë rezultatin më të keq në 5 anketat e mëparëshme të barometrit. Nuk është regjistruar më parë kjo normë prej 30%. Vetëm 19% e shqiptarëve shprehen të kënaqur me financat familjare, që është edhe norma më e ulët në rajon, ndërsa pjesa tjetër raportojnë se janë disi të kënaqur.
Një prej pyetjeve lidhet dhe me nivelin e çmimeve, 49% e shqiptarëve shprehen tërësisht të pakënaqur, pasi paguhen pak dhe çmimet nuk përputhen. Një anketë e veçantë ishte dhe për biznesin. Ndryshe nga qytetarët ata nuk janë kaq të pakënaqur me fitimet.