INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të diagnostikohesh me ‘Qafën e tabletit’ ç’do të thotë

Të diagnostikohesh me ‘Qafën e tabletit’ ç’do të thotë

Publikuar më: 16:51 17-10-2018

Njerëzit me çrregullime të shkaktuara nga përdorimi i tepruar i tabletave, por edhe i smartphones janë në rritje. Këto pajisje po përdoren gjithnjë e më shumë për një kohë të gjatë duke u kthyer në një "epidemi" të vërtetë. Giuseppe Sessa, president i Shoqatës Italiane të Ortopedisë dhe Traumatologjisë thotë se të rinjtë duket se janë më të prekur nga ajo që njihet si diagnoza e ‘qafës së tabletit’, ndoshta për shkak të përdorimit më intensiv dhe të zgjatur krahasuar me gjeneratat e tjera.

Edhe gratë duken gjithashtu më të rrezikuara, për shkak të një niveli më të vogël dhe më pak ton muskulor se burrat ". Përkulja e kokës dëmton qafën. Pozicionet më të këqija janë ato që ju detyrojnë që të shikoni poshtë ose kur "shtriheni" me tabelën para duarve: Dhimbja e shpatullave dyfishohet kur ju jeni ulur, pa mbështetjen e duhur mbrapa.

Ulja këmbëkryq në dysheme me kokën mbi tabelën: një mënyrë që duket se përdoret te të rinjtë, më së shumti te vajzat të cilat qëndrojnë në 77 për qind të rasteve në këtë pozicion krahasuar me 23 për qind të meshkujve, shkakton probleme me strukturën e muskujve.

Mundësia e përjetimit të shqetësimit rritet gjithashtu kur mbani tabletën në prehër. E njëjta gjë ndodh me telefonin, kur mbahet në duar duke ecur. Simptomat tipike të qafës së tabletës janë ngurtësi në kolonën e qafës dhe dhimbje, e cila mund të shkojë deri në mpirjen e krahëve. Sa më shumë që përkuleni, aq më shumë stresi në kolonën e qafës rritet.

Deri në pikën që përkulja 45 gradë përpara është sikur të mbahet një peshë prej mbi njëzet kile në qafë, sipas vlerësimeve të studiuesve në New York.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561