Ditën e diel qarkullimi në Tiranë do të bllokohet. Policia nuk do të lejojë qarkullimin e mjeteve dhe shumica e rrugëve do të jenë të bllokuara, kjo si pasojë e maratonës që do të zhvillohet në kryeqytet.
Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se maratona do të zhvillohet në dy pjesë të qytetit, në zonën urbane si dhe në zonën e parkut të Liqenit.
Trafiku në Tiranë do të jetë i bllokuar nga mëngjesi deri kur të ketë kaluar zonën e "finishit" personi i fundit që do të marrë pjesë në maratonë.
Veliaj gjithashtu tha se maratona është një biznes i jashtëzakonshëm për qytetin, teksa njoftoi se do të ketë pjesëmarrës nga 40 vende të botës.