INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të dielën ndryshon ora! Eurodeputetët hapin debatin e unifikimit të orës[VIDEO]

Publikuar më: 15:15 23-03-2018

Duke nisur nga mesnata e së dielës do të flemë një orë më pak, por do të shijojmë më shumë orë me ditë. Akrepat do te ndryshojnë në mesnatë nga ora 2 në 3. Pra shkojnë një orë përpara.
Po a do të jetë kjo hera e fundit që bëhet ky ndryshim? Mbase dhe po, pasi ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit të djelën e javës së fundit të muajit mars dhe quhet ora verore dhe po të fundit të tetorit dhe quhet dimërore, ka hapur një debat në Europë. Eurodeputetët kanë propozuar të qëndrojë gjithënjë ora verore me argumentin se përfitimet nga dita më e gjatë janë më të mëdha për banorët e Europës.
Eurodeputetët kanë thënë se vendimi duhej të merret në nivel evropian dhe të aplikohet në të gjithë BE-në që të gjitha shtetet të kenë një orë të unifikuar. Parlamenti Europian gjithësesi në muajin shkurt vendosi që para se të shkojnë për votim, të kryhet më parë një studim shkencor mbi efektet që ndryshimi apo mos ndryshimi i orës do të sillte.
Po disa studime paraprake tregojnë se ndërrimi 6 mujor i orëve sjell më tepër efekte negative. Gjatë kësaj kohe ka më tepër infarkte, më shumë aksidente rrugore, po dhe dëmtime në shëndetin e të rinjve dhe të moshuarve. Një lëvizje e tillë është ndjekur nga shtete si Turqia, Islanda, Argjentina, Kili, të cilat kanë kaluar në orët e përhershme verore. Ndryshimi i orës dy herë në vit ka nisur të kryhet gjatë Luftës së dytë Botërore me qëllim që të kursehej energji, por studimet kanë treguar se kursimi, s’ka qënë i përfillshëm dhe kjo është një tjetër arsye se përse po kërkohet sërish rikthimi i një orë të palëvizshme përgjatë gjithë vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0094521045684814