INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të djathtët nuk kanë ikur, figurojnë ende kryetarë të bashkive [FOTO]

Të djathtët nuk kanë ikur, figurojnë ende kryetarë të bashkive [FOTO]

Publikuar më: 09:54 31-08-2019

Jo të gjithë kryebashkiakët e djathtë kanë ikur nga posti i tyre, me ardhjen e zëvendësuesve nga votimet e 30 qershorit. Edhe pse kanë kaluar disa javë që ata kanë bërë betimin, duket se punën ia kanë lënë ende paraardhësve të tyre, të pakën online.  “IN TV” bëri një vëzhgim tek faqet zyrtare në internet të bashkive që janë drejtuar nga opozita, ku rezulton se ende figurojnë emrat e të zgjedhur më 2015. I tillë është rasti i Bashkisë Kamëz që figuron ende me kryetar Xhelal Mziu.

Po ashtu edhe Bashkia Kukës ku vijon të qëndrojë emri i Bashkim Shehut kryetar dhe jo Safet Gjici.
E njëjta gjë edhe për Bashkinë Tropojë, Bulqizë dhe Prrenjas.
Ndërkohë, më i shpejtë është treguar Agim Kajmaku. Edhe pse ndër të fundit që bëri betimin, faqja e Bashkisë së Vorës është ndryshuar dhe është hequr Fiqri Ismaili, paraardhwsi i tij.
Edhe Bashkia Kavajë rezulton me kryebashkiakun e ri, Redjan Krajli.

 

bashkia_kamez.PNG

bashkim_shehu_fb.PNG

bashkia_tropoje.PNG

bashkia_bulqiz.PNG

rira.PNG

bashkia_vore.PNG

bashkia_kavaje.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771