INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të Dua!”. Ja urimi i ëmbël që Miley Cyrus i bën të fejuarit të saj Liam për ditëlindje [FOTO]

“Të Dua!”. Ja urimi i ëmbël që Miley Cyrus i bën të fejuarit të saj Liam për ditëlindje [FOTO]

Publikuar më: 19:26 13-01-2017

Liam Hemsworth nuk mund ta niste festimin e ditëlindjes në një mënyrë më të bukur se kjo! E fejuara e tij Miley Cyrus postoi një mesazh shumë të përzemërt, që me siguri ia ka bërë ditën më të bukur Liam-it. Ajo e quan atë të preferuarin e saj, dhe postoi një foto me fytyra epike të tyre.

“I uroj ditëlindjen më të lumtur ndonjëherë, të preferuarit tim. Ke qenë shoku im më i mirë që nga dita e parë që jemi takuar. Jam shumë me fat që shpërndaj kaq shumë kafshë (emoji) me ty. Të dua”, shkori Miley në Instagram.

Kjo është një ndër gjërat më të ëmbla që kemi parë për këtë çift, dhe marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Duke u nisur nga thashethemet që kanë qarkulluar ditët e fundit se ata janë martuar fshehurazi dhe duke parë këtë mesazh urimi, nuk do të surprizohemi nëse me të vërtetë kanë lidhur kurorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662