Dojna Mema dhe Drini Zeqo janë padiskutim dy figura mjaft të dashura për publikun shqiptar.
E teksa shumë prej vip-ave i shohim në ekran, nuk na bie shpesh në mendje që shumë prej tyre kanë të përbashkëta dhe kanë kaluar eksperienca të ngjashme para se të bëheshin të famshëm, madje eksperienca të ngjashme dhe me ato tonat.
Drini ka postuar në Instastories një foto ku duket një celular i vjetër, jo nga smartphon-ët me të cilët jemi mësuar tani, ku shkruhej:
'Të dua! Mos u përgjigj! Është numri i babit', dhe të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Dojna, duke na treguar se ashtu si dhe Drini, fëmijët e viteve '90 nuk kishin nëpër duar celularët dhe smartphon-ët si fëmijët e sotshëm dhe nëse donin t'i shkruanin të dahsurit ose të dashurës, e bënin këtë gjë me celularin e babit.