INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Të duruarit, të fituarit'', pse pushimet perfekte janë ato të shtatorit

''Të duruarit, të fituarit'', pse pushimet perfekte janë ato të shtatorit

Publikuar më: 19:05 03-09-2019

Besojmë që ju ka rastisur edhe ju që në pikun e gushtit, kur të gjithë kolegët postojnë foto pushimesh nga katër anët e botës të jeni vetëm në zyrë me vapën që nuk durohet, me një ngarkesë të trefishtë të punës dhe dita kur do të shkoni edhe ju më pushime ju duket aq e largët...Por, durimi shpërblehet thotë populli. Në shtator, kur fillon vala e re e punës dhe kolegët tuaj janë plot projekte e përgjegjësi, ju jua bëni ‘bye-bye’ nga xhami i avionit ose makinës.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja pse është qejf të bësh pushime në shtator. Janë shumë avantazhe që nga çmimet e lira deri tek relaksi në kuptimin e plotë të fjalës dhe kur të ktheheni nuk do të keni nevojë të thoni: “Kam nevojë për pushime të tjera”.

Së pari, nëse do të zgjidhni të bëni pushime jashtë vendit, do të gjeni paketa fantastike me ulje deri në 50%. Por edhe nëse do të pushoni në plazhet e Shqipërisë, shtatori është perfekt sepse Shqipëria njihet për numrin e lartë të ditëve me diell. Ju do të përfitoni nga cmimet më të reduktuara të apartamenteve dhe hoteleve, nuk do të jetë nevoja të zgjoheni që në pikë të mëngjesit ose të fusni mik për të gjetur shezlon pasi do të vini gishtin ku të doni.

Plazhet e qeta, pa muzikë në kupë të qiellit, pa të qara e brohoritje fëmijësh do t’ju japin mundësinë të ndjeni zhurmën e valëve dhe puhizën e erës, një terapi e vërtetë për qetësinë e mendjes.

Të mos flasin për ushqimin pastaj. E keni parasysh fluksin e restoranteve në pikun e sezonit kur kuzhinieri nuk ka kohë as t’iu hedhë kripë patateve e jo më t’ju dekorojë pjatën? Në shtator, kur fluksi bie, ju mund të shijoni pjatën tuaj të preferuar të plotësuar në gjithë elementet e saj.

Le të kthehemi edhe njëherë tek çmimet. Nëse keni vendosur të pushoni në shtator, bëjini blerjet për plazh pak para se të niseni. Në shtator veshjet, aksesorët dhe kremrat e plazhit i gjeni me super ulje./ Living.al 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553