INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dy i do shumë, por e vendosur midis familjes dhe Stresit, kë do të zgjidhte Keisi?! Ja përgjigja e saj

Të dy i do shumë, por e vendosur midis familjes dhe Stresit, kë do të zgjidhte Keisi?! Ja përgjigja e saj

Publikuar më: 20:32 20-02-2019

Bashkëshortja e Stresit, Keisi Lushaj duhet thënë se gjatë kohës që reper-i ka qenë në burg ka qenë një nga mbështetëset më të flakta të tij.

Mesazhet e shpeshta të dashurisë dhe dedikimet prekëse nuk kanë munguar për distancën që i ndan nga njëri-tjetri.

Por, Keisi gjithashtu nuk i lë pas dore fansat e saj në “Instagram” duke iu përgjigjur çdo kurioziteti të tyre.

Në një pyetje drejtuar prej tyre, Keisi është vënë në një pozitë disi të vështirë. Ata e pyetën se kë do të zgjidhte midis familjes dhe Stresit.

Dhe Keisi i ka kthyer një përgjigje, që në pamje të parë duket disi e komplikuar:

“Fatmirësisht njerëzit në jetën time nuk më vënë në pozita të tilla apo ultimatume, pasi unë jam një njeri që veproj gjithmonë me kokën time. Familja ime mbështet gjithmonë lumturinë time dhe unë nuk do mund t’ju ktheja kurrë kurrizin, por Arkimedi është bashkëshorti im dhe tashmë hyn dhe ai tek familja, që kshu përgjigjen besoj e kuptoni vetë!”

Siç e kuptoni dhe ju në fund interpretimi na ngelet ne.

rt.png

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834