INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dyshuarit e rastit Skripal, reagon Putin: Ata nuk janë kriminelë

Të dyshuarit e rastit Skripal, reagon Putin: Ata nuk janë kriminelë

Publikuar më: 08:29 12-09-2018

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se nuk ka "asgjë kriminale" te dy personat rusë që po hetohen nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar lidhur me rastin e  helmimit të ish- spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë publikuar emrat e  Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov si autorë të dyshuar. Dy personat mendohet të jenë oficerë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU. Por presidenti Putin tha se ata ishin civilë dhe se historia e tyre do të tregohet së shpejti. Skripal dhe Julia u helmuan në qytetin Salisbury në mars. "Ne e dimë se kush janë ata, ne i kemi gjetur", tha Putin në qytetin lindor të Vladivostok. "Unë shpresoj se ata do të kthehen vetë dhe do të tregojnë gjithçka, kjo do të ishte më e mira për të gjithë, nuk ka asgjë të veçantë atje, asgjë penale, unë ju siguroj, ne do ta shohim këtë gjë shumb shpejt", shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949