INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit gjykohen në Arabinë Saudite

Të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit gjykohen në Arabinë Saudite

Publikuar më: 16:35 27-10-2018

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të gjykohen në Arabinë Saudite. Në një konferencë në Bahrejn, Adel al-Jubeir ka akuzuar mediat perëndimore për “histeri” në mbulimin e rastit të vrasjes së gazetarit saudit. Komentet e tij vijnë vetëm një ditë pasi Turqia tha se dëshiron të ekstradojë 18 qytetarët sauditë, të cilët autoritetet thonë se kanë qenë të përfshirë në vrasje. Gatezetari Khashoggi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë. Riadi zyrtar mohon se familje mbretërore është e përfshirë në këtë ngjarje. Arabia Saudite fillimisht kishe mohuar se ka informacione lidhur me fatin e gazetarit, por prokurori saudit, tashmë këtë rast e përshkruan si vrasje të paramenduar.
Khashoggi ka qenë kritik i zëshëm i princit të kurorës, udhëheqësit de fakto të Arabisë Saudite.
“Problemi ynë me ekstradimin është se individët janë shtetas sauditë. Ata janë ndaluar në Arabinë Saudite dhe hetimi po kryhet në Arabinë Saudite, andaj ata do të gjykohen në Arabinë Saudite”, tha ministri al-Jubeir.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775