Dy të dyshuarit, Jani Alia dhe Renato Milloshi për vrasjen e Elton Çiços mendohet se janë brenda territorit Shqiptar.
Kjo faktohet nga sistemit TIMS të policisë së shtetit, ku rezulton se ata nuk figurojnë të kenë dalë nga vendi. Udhëtimet e fundit, të tyre jashtë Shqipërisë janë regjistruar disa muaj më parë. Prokurorët e çështjes sqarojnë se me ndihmën e disa personave, po punohet për të identifikuar numrat e telefonit që të dyshuarit kanë në përdorim që me ndihmën e kompanive telefonike të identifikohet vendndodhja e tyre. Dyshohet se Alia dhe Milloshi të mos kenë dalë as nga zona e Tepelenës dhe të fshihen në zona malore.
Për këtë arsye dhe për zbulimin e vendndodhjes së tyre në Tepelenë janë përqendruar edhe forca të shumta të policie.