INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dyshuarit si xhihadistë në gjykatë debat të fortë me Kreun e Komunitetit Mysliman.

Të dyshuarit si xhihadistë në gjykatë debat të fortë me Kreun e Komunitetit Mysliman.

Publikuar më: 10:35 08-03-2016

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarve të Prokurorisë për nxitje përmes predikimit për kryerje të krimeve terroriste dhe për rekrutim personash, që nisen drejt Sirisë. Ata janë përballur me dëshmimtarin e thirrur që ka qënë vetë kreu legjitim, i myslimanëve Skëndër Bruçaj.
Në gjyq Bruçaj është thirrur për të dëshmuar me kërkesë të të pandehurit Orion Reçi, ish-imam i Xhamisë së “Unazës së re”. Para trupit gjykues, kreu i Myslimanëve ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë grup.

Ja përgjigjia e Bruçaj:

“Nuk kam lidhje me çështjen e ngritur. I kam dërguar përgjigje Prokurorisë për xhamitë jashtë juridiksionit tonë. Kam dhënë informacion pas kërkesës së bërë nga Prokuroria. Këto xhami nuk kanë imam të emëruar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.”

Po pas kësaj deklarate ka reguar, Genci Balla e Bujar Hysa. Ata i kanë kërkuar llogari Bruçaj, duke e pyetur se kush i ka dhënë të drejtën të përfaqësojë myslimanët. Madje ata kanë shkuar dhe më tej dhe në mëyrë ironike i kanë thënë se është fatkeqësi që komuniteti mysliman ka një kryetar psikolog.

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607