INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ecësh zbathur në rërë, ja si ndikon për shëndetin

Të ecësh zbathur në rërë, ja si ndikon për shëndetin

Publikuar më: 12:48 01-08-2018

Shëndeti i duarve dhe i këmbëve është një tregues i mirë për gjendjen në të cilën gjendet organizmi ynë.

Prania e disa pikave kyce te duart dhe këmbët tregojnë dhe lidhjet e veçanta që ato kanë me pjesët e trupit.

Duke i stimuluar këto pika ne u bëjmë masazh organeve të brendshme dhe e përmirësojmë qarkullimin e energjisë vitale nëpër to, dhe në këtë mënyrë jemi më të shëndetshëm dhe më vital.

Nëse do të kujtojmë kohët e mëparshme do të vëmë re se njerëzit në shumicën e kohës ecnin këmbëzbathur.

Këmbëzbathur ata ecnin nëpër bar, shkëmbinj dhe plazhe, dhe në këtë mënyrë akupresura zhvillohej në mënyrë natyrale, transmeton vizionplus. Akupresura është sistemi i aplikimit të presionit në pjesë të caktuara të trupit për qëllime shërimi nga sëmundja dhe ruajtja e ekuilibrit optimal të të gjitha sistemeve të trupit.

Nëpër trupin tonë qarkullon bio-elektriciteti, i cili i jep energji të gjitha organeve tona për të funksionuar në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar.

Article Logic
Execution time: 0.002551794052124