INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të famshme në botë, por nuk flasin bashkë? Ja çfarë thotë Rita Ora për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën [FOTO]

Të famshme në botë, por nuk flasin bashkë? Ja çfarë thotë Rita Ora për Dua Lipën dhe Bebe Rexhën [FOTO]

Publikuar më: 19:20 17-02-2018

Supriza e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është padyshim Rita Ora, e cila pas pak do të mbajë koncertin e saj në sheshin e Prishtinës. Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një konferencë për shtyp para fillimit të koncertit në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Bukuroshja ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë duke thënë se se bashku duhet të punojmë që ta bëjmë vendin totë krenar. 

“Së pari dua urime pavarësia. Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë, në Kosovë. Ne do të organizojmë shoun më të madhe dhe më të mirë ndonjëherë. Jam shume e lumtur të jem këtu”, tha Rita.

“Do të doja ta shëtisja Kosovën, do të doja të njihja shumë vende pasi që kemi kaluar nëpër një udhëtim të gjatë. Kur fillova të merrem me muzikën, pash shumë yje botërore. Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të të lë shenjë në botë. Por pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, ka përfunduar Rita.

Dihet se Rita dhe Bebe Rexha kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njera-tjetrën dhe së shpejti pritet të sjellin një bashkëpunim, por nuk ndodh e njëjta gjë me Ritën dhe Duan.

Këto dy të fundit nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njera-tjetrën për shkaqe që nuk dihen, mirëpo është aluduar më parë se arsyeja është “Calvin Harris”, ama kjo nuk e pengon Rita Orën të vlerësojë talenti e Dua Lipës.  

Një nga gazetarët e pyeti nëse Kosova do të kishte ndonjëherë mundësinë që të shihte tre këngëtaret shqiptare, Ritën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, në një koncert së bashku.  Por përgjigja e Ritës nuk ishte ajo që pritej pasi këngëtarja përmendi Bebe Rexhën me të cilën është shumë mikeshë, ndërsa Dua Lipën e injoroi duke mos e përmendur.
"Ju e dini që ne jemi shumë të zëna. Takova Bebe Rexhën në New York, pasi ajo është mikja e më e mirë, dhe aktualisht është duke realizuar një tur muzikor në mbarë botën. Por, si dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë", është shprehur Rita.

Ne gëzohemi shumë kur artistet shqiptare vlerësojnë njëra-tjetrën!

ritaaa.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038192272186279